LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati uron Loreen pasi triumfoi në Eurovision 2023

Ronela Hajati uron Loreen pasi triumfoi në Eurovision 2023
Foto: Instagram

Suedia është shpallur fituese e Eurovision 2023.

Loreen, e cila u rikthye në kompeticionin muzikor pas 11 vitesh, ka shkëlqyer sërish duke rrëmbyer çmimin e madh me “Tatto”.


Një reagim për fitoren e artistes suedeze e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila vitin e kaluar prezantoi Shqipërinë në Eurovision.

Foto: Instagram

“Urime për trofeun tënd të dytë Loreen”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Suedia fiton 'Eurovision 2023'
Lexo po ashtu Suedia fiton 'Eurovision 2023'

Hajati vitin e kaluar u prezantua me “Sekret” – këngë kjo që nuk arriti të kualifikohej as në finale.

Ndërkaq, Shqipëria sivjet është përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi me “Duje”.

Ata arritën në vendin e 22-të në Eurovision duke grumbulluar kështu vetëm 76 pikë.

Loreen theksojmë se ka fituar Eurovisionin edhe në vitin 2012 me “Euphoria”. /Telegrafi/