LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Vlorë nën dyshimin se trafikoi 1 ton marijuanë në Itali

Arrestohet një person në Vlorë nën dyshimin se trafikoi 1 ton marijuanë në Itali
Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit në Vlorë falë inteligjencës informative, strukturave operacionale dhe ato hetimore kanë lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të shumëkërkuar për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali.

Sipas njoftimit, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022.

“Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Syri’, i cili fshihej në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.


Bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle dhe si rezultat, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim G. L., 34 vjeç”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

“Shtetasi G. L., në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë”.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Syri”, që goditi ketë rast të trafikimit të lëndëve narkotike, u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjete dhe 4 mjete lundruese që u përdorën për transportimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori