LAJMI I FUNDIT:

Mancini thotë se të ardhmen e ka te Italia, nuk mendon rikthimin në klube

Mancini thotë se të ardhmen e ka te Italia, nuk mendon rikthimin në klube

Roberto Mancini ka pesë vite që është larguar nga drejtimi i skuadrave ku ka marrë postin e trajnerit te Përfaqësuesja e Italisë.

Trajneri italian ka fituar Kampionatin Evropian me ‘Azzurët’, derisa ka vazhduar kontratën deri në vitin 2026 ku do të jetë pjesë e Përfaqësueses.


58-vjeçari ka thënë se nuk e mendon rikthimin në klube, pasi për momentin është i fokusuar te Liga e Kombeve.

“Jo, nuk mendoj fare për rikthimin të drejtoj ndonjë klub. Liga e Kombeve është një muaj larg dhe unë jam duke menduar për këtë”, deklaroi Mancini.

Ndërsa më tej, i pyetur për të rejat nga ekipi i përfaqësueses italiane, tekniku theksoi se nuk është një moment i mirë sa i përket repartit ofensivë.

Balotelli me mesazh të koduar në rrjetet sociale - a po e ngacmon Mancinin?
Lexo po ashtu Balotelli me mesazh të koduar në rrjetet sociale - a po e ngacmon Mancinin?

“Nuk mendoj se shumë, kampionati po u jep emër disa djemve që po bëjnë mirë. Sigurisht që nuk është një kohë e lehtë për fazën sulmuese, nuk ka shumë lojtarë dhe ata që kemi kanë pasur probleme, por ka edhe një muaj kohë”, u shpreh Mancini.

Italia ndodhet në Grupin C për kualifikimet për Kampionatin Evropian së bashku me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori