LAJMI I FUNDIT:

Koloneli i FSK-së për “Defender 2023”: Ushtritë do të zbarkojnë në Kosovë me të gjithë arsenalin e armatimit

Koloneli i FSK-së për “Defender 2023”: Ushtritë do të zbarkojnë në Kosovë me të gjithë arsenalin e armatimit
Foto: Ilustrim

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjitha ushtritë që do vijnë në Kosovë në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 2023”, do të zbarkojnë në Kosovë më të gjithë sistemin e tyre të armatimit.

“Të gjitha njësitet që do të zbarkojnë në Kosovë do të vijnë me sistemin e tyre të armatimit dhe automjetet, kurse pjesën tyre të logjistike, si akomodimin, ushqimin, ujin e pijes, do ta kenë mbështetjen nga Forca e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Maqedonci.


Ai tha se kushtet e njëjta ofrohen për të gjitha vendet që janë nikoqire.

“Edhe ne kur të zbarkojmë në vendet e tjera do t’i kemi të njëjta kushte, është koordinim i përgjithshëm i të gjithave vendeve pjesëmarrëse, si në Kosovë, si njësive të Kosovës, në ato vende për të mbështetur njëra-tjetrën në realizimin e trajnimit”.

Koloneli theksoi se mbështetje në lidhje me këtë kanë pasur veçanërisht nga SHBA-ja.

“Duke qenë pjesë, duke qenë oficer në përgjithësi, primare e ushtrimit e ‘Defender 23’, për pjesën e Kosovës, kam pasur rastin të marr pjesë në të gjitha konferencat planifikuese dhe koordinuese që janë realizuar nga ushtria amerikane për Evropë dhe Afrikë”, potencoi Maqedonci, në Klan Kosova

“Një vit e gjysmë më parë, planifikimi, pjesëmarrja në konferenca në trajnime përgatitore ka filluar qysh më herët. Gjatë gjithë atyre konferencave kemi pasur mbështetjen e gjithë partnerëve duke përfshirë edhe Spanjën dhe Rumaninë. Ata normalisht i kanë ushtrimet në zonën e tyre dhe nuk interferojnë në zonën e Ballkanit”.

“Çështja e njohjes është politike, pas njohjes ne do të kemi të njëjtin bashkëpunim qysh e kemi me të gjitha ushtritë e NATO-s dhe të gjitha ushtritë e vendeve partnere”, tha koloneli Maqedonci.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori