LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të Qeverisë

Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të Qeverisë

Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq u konfirmoi gazetarëve në Dubrovnik se më 12 maj është marrë një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë dhe se njësia për intervenim e policisë po siguron ndërtesën e Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit.

Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë përkon me raportin e Shërbimit Informativ të Sigurisë – SOA lidhur me situatën e sigurisë në Kroaci në vitin e kaluar, i cili u publikua më 12 maj.


“Dhe tani ka një kërcënim, njësia për intervenim e policisë është aktualisht para Qeverisë sepse sot në mëngjes ka pasur një kërcënim të atij lloji ndaj meje dhe anëtarëve të Qeverisë”, tha Pllenkoviq në një deklaratë për mediat në Dubrovnik, shkruan rel.

“Kjo ndodh gjatë gjithë kohës dhe ne duhet të punojmë për të shtypur grupet e tilla, duke angazhuar të gjitha shërbimet që merren me këtë çështje”, shtoi ai.

Kryeministri kroat tha se për këtë arsye “SOA e publikoi këtë raport dhe t’i japim fund kësaj”.

“Kroacia është vend demokratik, ku respektohet sundimi i ligjit, institucionet dhe rendi kushtetues. Dhe është e sigurt se ata që duan të rrëzojnë pushtetin me mjete të dhunshme, nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe shteti dhe institucionet e tij do të veprojnë. Ata punojnë gjatë gjithë kohës”, tha Pllenkoviq.

Kërcënimet e zbuluara të ‘individëve me pikëpamje ekstremiste’
SOA thekson se “zbuloi përpjekje të individëve me qëndrime ekstremiste dhe militante për të organizuar pasuesit e tyre në mënyrë paraushtarake, me qëllim të zbatimit të trajnimit ushtarak dhe blerjes së armëve, si dhe me qëllimin përfundimtar të përmbysjes së rendit kushtetues demokratik”.

Pllenkoviq tha në Dubrovnik se “ishin dy grupe të identifikuara shumë qartë, të cilat ndërlidhnin një rreth njerëzish, me qëllim të përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetues”.

Ai rikujtoi se para tre vjetësh, Danijell Bezuk shkoi në ndërtesën e Qeverisë, i armatosur me kallashnikov dhe filloi të qëllonte dhe në këtë rast u plagos rëndë polici Oskar Fiuri.

“Keni pasur një sulm terrorist nga Bezuk, para tre vjetësh, në Banske Dvori, jo domosdo për të plagosur policin Oskar Fiuri, por për të kryer një akt terrorist kundër Qeverisë, do të thotë, kundër kryeministrit, kundër meje. Për këtë nuk ka asnjë dilema”, shtoi kryeministri kroat.

Pllenkoviq vlerësoi se “ai i ri e ka bërë këtë për shkak të atmosferës dhe ambientit, në të cilin është rritur”.

“Dikush i dha armën, dikush e mësoi të shtinte, dikush e nxiti atë që të kishte atë moment vullneti që është më i rëndësishmi. Ishim me fat që nuk ia arriti qëllimit”, tha kryeministri.

Sulmi ndodhi më 12 tetor të vitit 2020. I riu, 22- vjeçar, më pas kreu vetëvrasje në një pyll aty afër, ndërkaq Prokuroria e Shtetit e cilësoi aktin e tij si terrorizëm.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori