LAJMI I FUNDIT:

Pagë e kënaqshme dhe klauzolë marramendëse, detajet e kontratës së re të Leaos me Milanin

Pagë e kënaqshme dhe klauzolë marramendëse, detajet e kontratës së re të Leaos me Milanin

Sulmuesi portugez, Rafael Leao thuhet se ka arritur marrëveshje të re me Milanin mbi të gjitha detajet dhe ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi i saj.

E ardhmja e Leaos ka qenë një pikë kyçe e bisedimeve rreth Milanit këtë sezon dhe klubi është i etur për të zyrtarizuar marrëveshjen e tij të re së shpejti, duke dashur të shmangë çdo kërcënim të mundshëm në afatin kalimtar të verës.

Ylli portugez thuhet se ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me kuqezinjtë, me vlerë rreth pesë milionë euro neto në sezon, e cila përfshin një klauzolë lirimi të vendosur në 175 milionë euro.


Është gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të profilit të tij privat.

“Rafael Leao tani ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Milanin deri në qershor 2028”, ka njoftuar fillimisht Romano në Twitter.

“Të gjitha dokumentet më në fund janë përfunduar, së shpejti do të zyrtarizohet”.

“Klauzola e lirimit prej 175 milionë euro. 5 milionë euro paga neto në sezon plus bonuse”, ka shkruar italiani.

Ndryshe, 23-vjeçari, i cili humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit për shkak të lëndimit, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
Kalo në kategori