MPB e Maqedonisë nuk prononcohet nëse ka lsitë të shtetasve bullgarëve që u ndalohet hyrja në RMV
Pas reagimeve të Sofjes zyrtare për shkak të ndalimit të hyrjes në Maqedoninë e Veriut të eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev, kryetarit të Fondacionit “Bugarska Memorija”, Milen Vrabeskit, si dhe tre shtetasve të tjerë bullgarë, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse Shkupi ka një listë të shtetasve bullgarë të cilëve u ndalohet hyrja në këtë shtet.
Kjo ministri nuk i është përgjigjur direkt pyetjes së REL-it, por ka thënë se “në bazë të Ligjit për të huajt, refuzimi i hyrjes është kompetencë ekskluzive MBB-së”, ndërsa caktimi i masës “ndalimi i hyrjes” mund të shqiptohet nga ministria, gjykata kompetente ose organe të tjera brenda kompetencat e tyre ligjore.
“Punonjësit policorë çdo ditë kryejnë kontrolle në vendkalimet kufitare të personave – shtetas të huaj – të cilët hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht kontrollojnë nëse ata i plotësojnë kushtet për hyrje…”, thuhet në përgjigje.
Kur është pyetur për arsyen e ndalesës së hyrjes për Kovaçevin dhe katër të tjerët, MPB tha se kjo ndodhë “nëse një i huaj nuk i plotëson kushtet” e përcaktuara me ligj për të hyrë në territorin maqedonas.
Më 6 maj, autoritetet e Maqedonisë së Veriut ua pamundësuan hyrjen në territorin e Maqedonisë së Veriut Kovaçevit, Vrabeskit dhe tre shtetasve të tjerë bullgarë të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në një aktivitet kushtuar rënies së ushtarëve bullgarë gjatë Luftërave Ballkanike.
Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Ivan Kondov, tha të mërkurën se veprimi i autoriteteve maqedonase nuk është në përputhje me parimet dhe normat evropiane, të cilat autoritet maqedonase janë të obliguara t’i respektojnë.
“Në njoftimin drejtuar shtetasve tanë nga ana e autoriteteve kufitare maqedonase, në mënyrë eksplicite, është theksuar ata ndodhen në listën e personave që u ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut”, tha shefi i diplomacisë bullgare.
Gjithashtu, më 10 maj, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e ka thirrur në bisedime ambasadoren Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agnesa Rusi Popovska.
“Nga pala bullgare u konstatua se është e papranueshme përpilimi i listave të ndalimit për qytetarët e një shteti anëtar të BE-së. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë pret që të informohet për kriteret sipas të cilave në lista të tilla përfshihen shtetasit bullgarë dhe deputetët evropianë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Bullgarisë.
Ndërsa MPJ e Maqedonisë tha se me eurodeputetin bullgar ishin duke udhëtuar edhe disa persona që paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë publike vendit.
“Në grupin me të cilin udhëtonte Andrej Kovaçev ka pasur persona për të cilët MPB-ja ka dijeni se paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë publike. Në mesin e tyre nuk është eurodeputeti Kovaçev, por shërbimet kompetente kanë marrë një vendim të tillë për shkak të grupit me të cilin ai udhëtonte”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u përkeqësuan në vitin 2019, pasi Sofja bllokoi integrimit evropian të Shkupit si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve për të kaluarën historike, si dhe çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet