LAJMI I FUNDIT:

Nuk gjenden mbetje mortore, ndërpriten gërmimet në Prishtinë

Nuk gjenden mbetje mortore, ndërpriten gërmimet në Prishtinë

Gërmimet në varrezat e Muhaxherëve, në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, janë ndërprerë pa ndonjë gjetje të mbetjeve mortore, për dy shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por, gërmimet në këtë lokacion pritet të vazhdojnë në javët në vijim, pas analizës së disa informacioneve shtesë.


Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai ka thënë se sfidë mbetet mungesa e informacioneve të sakta.

“Gërmimet për momentin kanë përfunduar ose janë ndërprerë me mundësinë e vazhdimit në ditët, javët në vijim për shkak të nevojës për t’i shqyrtuar disa prej informative plotësuese, por edhe për shkak të nevojës për të gërmuar me shumë kujdes meqë po flasim për një hapësirë të varrezave për të evituar çfarë do gabimi të mundshëm. Në gërmimet e sotme nuk është hasur në mbetje mortore ose eshtrave të dy viktimave të cilët kanë qenë duke u kërkuar, por pas shqyrtimit të disa informative plotësuese ne do të kthehemi sërish në këtë lokacion”, u shpreh ai.

Mëngjesin e sotëm, ekipet mjekoligjore dolën për të gërmuar për mbetjet mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

Në varrezat në lagjen “Mati 1” edhe më herët janë bërë gërmime të cilat kishin rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të gjashtë personave të zhdukur.

Në Kosovë nuk dihet ende fati i mbi 1600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Më 2 maj në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për Deklaratën e Personave të Zhdukur./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori