LAJMI I FUNDIT:

Disa të plagosur pas një shpërthimi në një shumëkatëshe në Gjermani – shihen snajperë nga një ndërtesë përballë

Disa të plagosur pas një shpërthimi në një shumëkatëshe në Gjermani – shihen snajperë nga një ndërtesë përballë

Disa persona u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi në qytetin Ratingen-West në rrethin Mettmann të North Rhine-Westphalia, tha policia.

Transmetuesi publik shtetëror ZDF raportoi se deri në 10 zjarrfikës dhe dy policë u plagosën në incident.


Sipas transmetuesit, burimet e sigurisë nuk mund të përjashtonin një sulm të synuar ndërkohë që një operacion sigurie po vazhdon me snajperë në një ndërtesë përballë.

Policia tha se është bërë një telefonatë në shërbimet e urgjencës për dikë që ka nevojë për ndihmë, njoftoi ZDF, duke shtuar se mbetet e paqartë se cili është shkaku i shpërthimit.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser pritet të komentojë incidentin më vonë gjatë ditës.

Policia e qarkut Mettman shkroi në një deklaratë në Twitter: “Ka një incident në Ratingen-West. Ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit ende nuk dihet. Disa persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe policë. Më shumë informacion do të ndiqen sapo të kemi konfirmuar detajet”.

Ata më vonë konfirmuan: “Shpërthimi ndodhi në një apartament në një ndërtesë të lartë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-pjesëtari i

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Azia
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Kalo në kategori