Ekonomia e Shqipërisë është rritur dy vitet e fundit mbi mesataren e 10 viteve të fundit, por rishpërndarja e vlerës së shtuar po bëhet gjithnjë e më e pabarabartë.
Përgjatë 2021 dhe 2022, ekonomia e vendit është zgjeruar 13,2 për qind, nga të cilat 8,5 më 2021 dhe 4.8 në vitin 2022, por në krahun tjetër numri i ta papunëve të regjistruar për ndihmë ekonomike është rritur në Zyrat e Punës.
Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e fundit të 2022 numri i punëkërkuesve të papune të regjistruar për ndihmë ekonomike arriti në 26 mijë persona, nga 20,656 që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2021, më një rritje 25 për qind, raporton Monitor.
Numri i punëkërkuesve të papunë ishte në rënie sistematike përveç vitit 2020 ku për shkak të kufizimeve në lëvizje shumë persona humbën punën dhe numri i kërkesave për ndihme ekonomike u rrit në rreth 29 mijë persona. Përjashtuar vitin pandemik numri i personave të papunë që kërkuan ndihmë ekonomikë në tetor-dhjetor 2022 arriti nivelin më të lartë që nga 3-mujori i fundit të vitit 2017 sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.
Pavarësisht se, ekonomia shqiptare po shfaq dinamikë të lartë në tregun e punës, sërish punësimi nuk është i shpërndarë në mënyrë të drejtë në të gjithë vendin dhe në grup-mosha të ndryshme. Të dhënat nga burimet administrative tregojnë se papunësia po prek familje me nivel të ulët të ardhurash që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Pandemia dhe më pas lufta në Ukraine kanë vështirësuar edhe me tej segmentin më të varfër të shoqërisë, teksa fenomeni është përkeqësuar më tej gjatë vitit 2022.
Ushqimi përbën 70 për qind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë. Gjithashtu ky grup familjesh u ekspozua edhe ndaj rritjes së çmimeve të qirave dhe tarifave të shërbimeve.
Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin referoi Banka Botërore në marrëveshjen e re katër vjeçare me Shqipërinë.
Shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.
Pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Migrimi ekonomik është i lartë sidomos në zonat rurale. Nga ana tjetër sistemi shqiptar i mbrojtjes sociale është i kufizuar në aftësinë e tij për të zbutur varfërinë.
Pandemia vuri në dukje ekspozimin e shtresës së varfër ndaj goditjeve dhe nga ana tjetër dolën në pah mangësitë në sistemet e mbrojtjes sociale ku zërat për asistencën sociale dhe papunësinë janë të ulëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe