Sot është mbajtur mbledhja e 142-të e Qeverisë së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, në të cilën janë miratuar disa vendime.
Gjatë mbledhjes së qeverisë është miratuar opinioni pozitiv lidhur me Nismën Legjislative “Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”.
Po ashtu është miratuar edhe “Programi për Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Qëllimi i Programit për Zyrën për Çështje të Komuniteteve është mbështetja financiare dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës”.
Gjithashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe projekt-udhëzimin Administrativ për Trajtimin Mjekësor dhe Psikologjik, të Fëmijës Viktimë e Abuzimit, për t’i Ndihmuar në Rehabilitim dhe për t’u ri Integruar në Shoqëri. Me këtë Projekt-udhëzim administrativ janë përcaktuar përgjegjësitë e institucioneve dhe të personave fizik e juridik, të cilët punojnë me fëmijën dhe për fëmijën, e të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijës viktimë e abuzimit.
Tutje në mbledhjen e 142 të qeverisë u miratua “Themelimi dhe përbërja e Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ankesave në procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës, si në vijim:
- Agron GASHI, Koordinator i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Kryesues;
- Fidaim SPAHIU, Analist për Buxhet në Njësinë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike/Ministria e Ekonomisë, Anëtar;
- Shkurte KRASNIQI, Udhëheqëse e Divizionit për Rregullim më të Mirë, Sekretariati Koordinues i Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, Anëtare”.
Vendimet e tjera që u miratuan sot në mbledhjen e qeverisë i lexoni më poshtë:
Vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin: Specialist i Përgjithshëm i Shkencave Politike, Grupi Nr.8, që ka mandat dy vjeçar, me këtë përbërje:
- Shqipe Abdullahu, Zyrtare në DMZP/MPB, kryesuese;
- Lirie Berisha, Drejtore e Departamentit, MPJD, anëtare;
- Vigan Berisha, Udhëheqës i NMBNJ/MPJD anëtar;
- Besim Berisha, Udhëheqës i Divizionit, MPJD anëtar;
- Arben Hajrullahu, Universiteti, anëtar;
Zëvendësues të anëtarëve të Komisionit:
- Zade Kuqi, Zyrtare e Lartë DMZP/MPB;
- Riza Fazliu, Udhëheqës i Sektorit të Inspektimit, MASHTI;
- Hamdi Reqica, Udhëheqës i Drejtoratit, MPJD;
- Mirsada Voca, Udhëheqëse e Divizionit, MPJD;
- Feim Maliqaj, Organizata të specializuara.
-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022 “Për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vendosje të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë”.
-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/121, të datës 25 janar 2023 për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sipas vendimit, zëvendësohen dy anëtarë të Këshillit që kanë dhënë dorëheqje nga ky Këshill.
-Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik”.
-Vendimin Preliminar për shpronësime për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik,”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Dy shtetet tona, në qëllim të sigurimit të mbrojtjes ligjore të informacionit të klasifikuar, të ndarë në mënyrë konfidenciale ndërmjet dy vendeve, hyjnë në këtë marrëveshje e cila sot u aprovua.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga (GIZ) për “Projektin për Promovimin e Sipërmarrjes”.
-Koncept-dokumentin për Kodin e Komunikimeve Elektronike i cili analizon situatën aktuale në këtë fushë dhe rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Komunikimet Elektronike, i cili do të adresojë zhvillimet e reja në këtë fushë. Objektivi i përgjithshëm i këtij Draft Koncept-dokumenti është rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve/ndërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, në veçanti të bizneseve digjitale.
-Vendimin që t’i rekomandojë Kuvendit të Republikës së Kosovës, të shkarkojë nga anëtari i OSHP-së, znj. Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm për importin e insulinës në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025