LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OSHP-së, Kimete Gashi

Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OSHP-së, Kimete Gashi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Kimete Gashi.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, Gashi ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.


Kuri ka shtuar se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OSHP-së dhe rrjedhimisht duhet të merren masa.

“Shëndeti publik po rrezikohet nga vendimi i OSHP-së për furnizimin me insulina. Qeveria ka për detyrë të jetë e përgjegjshme e të shmangë çdo rrezik që u kanoset qytetarëve, në veçanti kur bëhet fjalë për shëndetin. I propozojmë kuvendit shkarkimin e anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm në kurriz të qytetarëve”, tha Kurti.

Vitia: Kemi presion të madh nga OSHP dhe Prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina
Lexo po ashtu Vitia: Kemi presion të madh nga OSHP dhe Prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se po ballafaqohen me presion të madh nga OSHP-ja për nënshkrimin e tenderit me insulina.

“OSHP-ja dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për të bërë presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë, që kontrata t’i nënshkruhet një operatori i cili nuk ka, madje as nuk ka aplikuar, deri më tani për autorizim-marketing, i cili është obligativ sipas Ligjit për pajisje dhe produkte medicinale”, ka treguar Vitia gjatë një konference për media.

Madje, ai ka shprehur dyshime të mëdha për motivet e këtij tenderi, me ç’rast ka përmendur edhe mafien farmaceutike. /Telegrafi/