Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se janë arritur rezultate të rëndësishme në fushën e luftimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në gjithë vendin.
Sipas saj, Kosova po vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike. Këto i tha në seancën ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022.
Eurodeputetja ka shtuar se raporti shqyrton reformat dhe arritjet e Kosovës, ku Evropa më në fund po i hap dyert dhe qytetarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë pa kërkesa për vizë.
“Fjalimin për raportet e Kosovës e mbaja çdo vit që nga viti 2019, duke shpresuar se më në fund mund të them, ‘gëzuar lirinë e lëvizjes’, kjo nuk është më kërkesë apo shpresë, është realitet, që nga janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër Evropë pa asnjë kërkesë për vizë, letra ftese, procedura të kushtueshme, apo duke pritur në radhë, Evropa më në fund po i hap dyert. Viti i kaluar ishte një vit sfidues për të gjithë. Ndërsa pamë tmerret e luftës që po kthehej në Evropë, Qeveria e Kosovës, duke i ditur mirë këto tmerre, demonstroi solidaritet të plotë me Ukrainën, duke u rreshtuar me sanksionet e BE-së dhe madje duke mirëpritur gazetarë ukrainas, për çka dëshiroj t’i falënderoj thellësisht”, ka thënë Von Cramon.
Tutje, Von Cramon ka theksuar se raporti nënvizon sukseset dhe hapat që duhet të ndërmerren në fushën e demokracisë.
“Raporti ynë prek vetëm sipërfaqen e sfidave dhe çështjeve që e presin Kosovën, por qartësisht nënvizon sukseset dhe çfarë duhet të ndërmerret në fushën e demokracisë, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, energjisë dhe mjedisit. Kështu që unë do të përshkruaj vetëm tre procese kryesore, sundimin e ligjit, lirinë e medieve, dialogun e lehtësuar nga BE, dhe tranzicionin energjetik. Kosova vazhdon të dëshmojë kapacitetet e saj demokratike duke pasur një peizazh politik pluralist, i cili demonstrohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Peizazhi mediatik është gjithashtu i devijuar në krahasim me shtetet e tjera në rajon, por megjithatë është e rëndësishme që gazetarët mbeten të pavarur. Janë arritur rezultate të rëndësishme në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mbarë Kosovën”, ka shtuar ajo.
Von Cramon deklaroi se pesë vendet mosnjohëse të Bashkimit Evropian duhet të ndryshojnë qasjen ndaj Kosoës në mënyrë që të ketë stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Është e rëndësishme që të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Spanjën, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë, sepse për stabilitetin në kontinentin tonë do të jetë e rëndësishme se si do të sillemi përballë fqinjëve tanë edhe në Ballkanin Perëndimor, dhe ajo që është e rëndësishme është që të shikojmë historinë tonë, dhe nëse shikojmë historinë e dimë që mund ta them këtë si gjermane, sepse duhet të bëjmë shumë kërkime në historinë tonë. Dhe është e rëndësishme që ne ta bëjmë këtë punë, në mënyrë që të arrijmë stabilitet”, ka vijuar Cramon.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shtuar se ka nevojë për mbështetje të sektorit privat dhe të rinjtë të kenë perspektivë.
Pasdite, eurodeputetja Von Cramon do të mbajë konferencë për media në lidhje me raportin e Komisionit për Kosovën. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!