LAJMI I FUNDIT:

Një periudhë pa seks mund të jetë e mirë për ju

Një periudhë pa seks mund të jetë e mirë për ju
dreamstime

Koha shtesë është një mundësi e shkëlqyer për të punuar me veten, si dhe mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin tuaj. Periudha pa seks mund të ndryshojë prioritetet

Koha që do të kaloni pa seks është një mundësi ideale për të zbuluar se çfarë ju emocionon dhe çfarë jo, për të punuar për të qenë në formë më të mirë, por edhe për të qetësuar nervat nga frika e shtatzënisë së padëshiruar.

Edhe pse seksi forcon zemrën dhe zgjat jetën, periudhat e abstenimit kanë edhe avantazhet e tyre, sidomos për shëndetin mendor.


Koha shtesë është një mundësi e shkëlqyer për të punuar me veten dhe formën tuaj fizike, transmeton Telegrafi.

Gjatë seksit, gratë mund të jenë jashtëzakonisht të pasigurta për trupin e tyre, duke vënë në dyshim nëse janë mjaft të mira apo tërheqëse, gjë që mund të ketë një efekt të keq në vetëbesimin e tyre.

Një periudhë pa seks mund të ndryshojë prioritetet tuaja, kështu që ju mund të përdorni kohën shtesë për të ushtruar dhe ndryshuar dietën tuaj.

dreamstime

Forma më e mirë pa dyshim do të rrisë besimin tuaj dhe do të përmirësojë mënyrën se si e shikoni trupin tuaj.

Periudha e abstenimit është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin tuaj. Atë që nuk e kanë arritur kurrë, ose të paktën jo aq shpesh kanë arritur orgazëm me partnerin e tyre, mund të përfitojnë më shumë nga vetëkënaqësia, kështu që tani ato mund të zbulojnë se çfarë i emocionon dhe çfarë jo, dhe cilat prekje u pëlqejnë në të vërtetë.

Jeta në çift, pavarësisht nga avantazhet e saj, ndonjëherë mund të jetë shumë e lodhshme. Ka diskutime të ndryshme, duke përfshirë edhe për seksin, prandaj zënkat janë të pashmangshme. Pa seks nuk ka dramë, e cila do të qetësojë shumë nervat, por edhe frikën nga shtatzënia e padëshiruar.

Pasi të përfundojë kjo periudhë, aktiviteti nën çarçafë do të jetë më intensiv se kurrë më parë, veçanërisht nëse përdorni aftësitë që keni mësuar duke eksploruar trupin tuaj, shkruan Your Tango. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Kalo në kategori