LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Shkup, lëndohen 13 persona

Aksident në Shkup, lëndohen 13 persona

Më 07.05.2023 në orën 13.40 në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, automjeti “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale I.B nga Straçinca e Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.M nga Nikishtani i Shkupit.

Një i mitur nga Shkupi me “Audi” është aksidentuar me dy vetura tjera në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë.

Mbrëmë në redaksinë e Klan Maqedoni kanë arritur disa pamje të aksidentit që kishte ndodhur mes tre veturave afër një deponie mbeturinash në komunën e Gazi Babës.


Sipas denoncimit, 13 persona kanë marrë lëndime serioze, në mesin e tyre edhe tre fëmijë të moshës 2, 4 dhe 6 vjeçare.

Nga MPB sot për rastin në fjalë janë prononcuar për “Klan Maqedoni” duke dhënë detaje rreth aksidentit.

Sipas policisë në këtë aksident trafiku kanë qenë të implikuar dy vetura “Audi” dhe një “Nisan”, të gjithë me targa të Shkupit.

“Me datë 07.05.2023 në ora 13:40 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi, automjet i pasagjerëve “Nissan” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.B.(35) nga fshati Straçincë i Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.M.(30) nga fshati Nikishtanë, Shkup”, thonë nga MPB.

Në këtë aksident, thonë nga MPB, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi I.B dhe bashkudhëtarët në automjetin e tij, L.B (25), S.B (62) dhe Z.B (37) të gjithë nga Straçinca e Shkupit, kurse lëndime trupore ka marrë vozitësi A.M dhe tetë bashkudhëtarë nga tre automjetet e aksidentuara, që janë konstatuar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrid”./KlanM/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori