LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh në të vërtetë me bagazhin tuaj gjatë një udhëtimi me aeroplan? Dikush vendosi një kamerë në valixhen e tij për të zbuluar një gjë të tillë

Çfarë ndodh në të vërtetë me bagazhin tuaj gjatë një udhëtimi me aeroplan? Dikush vendosi një kamerë në valixhen e tij për të zbuluar një gjë të tillë

Një person që thotë se udhëton shpesh me aeroplan ka sjellë një dëshmi interesante duke treguar se çfarë ndodh pasi çanta juaj kalon kontrollin e sigurisë së aeroportit.

Dhe pamjet e tij janë bërë virale pasi aty, ai tregonte se çfarë ndodh me valixhen tuaj gjatë procesit të bagazhit, përcjell Telegrafi.


Në videon, e cila grumbulloi mbi 14 milionë shikime, personi që quhet Thomas vendos një kamerë në çantën e tij përpara se të kontrollohej.

Duke parë nga këndvështrimi i bagazhit, shikuesit panë se valixhja kalonte përmes një rripi transportieri dhe bënte disa kthesa gjatë rrugës.

@thomasmiller719 #foryou #foryoupageofficiall #foryoupage #fypシ゚viral ♬ Daylight – David Kushner

Pastaj, çanta kalon shpejt pranë një anëtari të ekuipazhit.

Më në fund, valixhja vendoset me valixhet e tjera në aeroplan, gati për t’u çuar në destinacion.

Disa nga përdoruesit në mediat sociale janë shprehur të habitur me pamjet por disa të tjerë kanë thënë se “prisnin më shumë”.

Por disa shikues pyetën nëse ishte e paligjshme vendosja e një kamere në çantën tuaj dhe regjistrimi i procesit të bagazhit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori