LAJMI I FUNDIT:

Kovaçev për ndalimin e hyrjes në RMV: Shkupi detyrohet të jap shpjegim

Kovaçev për ndalimin e hyrjes në RMV: Shkupi detyrohet të jap shpjegim

Ky hap me “listat e zeza” është një gabim i madh në Maqedoninë e Veriut, tha eurodeputeti Andrej Kovaçev, të cilit iu refuzua hyrja në Maqedoni më 6 maj.

Siç tha ai, për të lëvizja ishte një zhgënjim i madh.

“Shkupi i detyrohet një shpjegim të qartë pse e bëri këtë”, komentoi Kovaçev.


“Së pari duhet të dëgjoj shpjegimet e tyre, ato duhet të jenë zyrtare. Marrëdhëniet në Parlamentin Evropian kanë ndryshuar, çdo deputet mendon se duhet të udhëtojë lirshëm”, thotë eurodeputeti, raportojnë mediat bullgare.

Ai tha se vetëm pak ditë më parë ka pasur një bisedë me ministrin Bujar Osmani dhe nuk ka asnjë të dhënë për një vendim të tillë.

“Nuk kishte asnjë pikë dyshimi apo pritje për atë që do të vinte,” komentoi ai.

Kovaçev beson se ndalimi me siguri do të ndikojë në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

MPB-ja këtë fundjavë konfirmoi se më 6 maj rreth orës 11:00 në vendkalimin kufitar Novosellë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas ligjit për të huajt, nuk është lejuar hyrje e pesë shtetasve bullgar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori