Opozita maqedonase, OBRM-PDUKM ka akuzuar Qeverinë për keqpërdorimin e “yllit evropian” gjatë miratimit të ligjeve për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10-D.
Bëhet fjalë për dhjetë ligje, të cilat janë bllokuar tash e një muaj nga opozita për shkak të akuzave për korrupsion, zgjidhjeve antiligjore dhe marrëveshjes së dëmshme me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel&Enka”, sipas OBRM-PDUKM-së.
Me qëllim zhbllokimin e këtyre ligjeve, Qeveria ka vendosur që ato të miratohen me procedurë të shpejtuar, apo siç njihen ndryshe me “yll evropian”.
Kjo formë e miratimit të ligjeve praktikohet kur është fjala për për zgjidhjet ligjore që kanë të bëjnë me agjendën evropiane, apo harmonizimin e dispozitave ligjore me ato të Bashkimit Evropian.
Në mesin e ligjeve është edhe ai për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët që do të angazhohen nga kompania për ndërtimin e autostradave, për kompensimin dhe çështje tjera.
Opozita thotë se Qeveria “po abuzon me Bashkimin Evropian për të justifikuar krimet e saj”.
“Populli meriton të dijë përgjigjen se ku po përfundojnë miliardat e tyre nga kjo marrëveshje historike, apo nga marrëveshja më e madhe kriminale që ka ndodhur ndonjëherë… Qeveria po e vendos ‘yllin evropian’ për ndryshimet ligjore që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane. Kjo Qeveri edhe një herë po dëshmon se gojën e ka përplot me integrim evropian kur do të vjedh nga qytetarët… Ky është kulmi i hipokrizisë së tyre. Është e kotë të vendosësh ‘yllin evropian’, kur thellë në vetvete je krejtësisht kundër parimeve dhe vlerave evropiane. Ndryshimet në ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve nuk kanë asgjë të përbashkët as me integrimin evropian, as me legjislacionin evropian, as me parimet evropiane”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Nga Qeveria thonë se ishin të detyruar të ndërmarrin një hap të tillë për shkak të bllokadave të opozitës në miratimin e ligjeve, pa të cilat nuk mund të nisin punimet për ndërtimin e autostradave në vlerë prej 1.3 miliard eurosh.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se nuk qëndrojnë pretendimet e opozitës për shkeljen e procedurës së miratimit të ligjeve me yllin evropian.
“Duke pasur parasysh faktin që BE-ja e ka shtuar Korridorin 8 në hartën e korridoreve evropiane, si dhe rëndësinë e tij gjeostrategjike, së bashku me Korridorin 10 dhe pjesën e Korridorit 10-D, vendosëm që ligjet t’i propozojmë nën flamurin evropian”, deklaroi Grubi.
Por, me një vlerësim të tillë nuk pajtohen as nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup.
Miratimi i ligjeve për ndërtimin e autostradave me “yllin evropian” apo me procedurë të shkurtuar, deri në tri ditë nga dorëzimi i tyre në Kuvend nuk justifikohet dhe nuk ka lidhje me agjendën e reformave për BE-në.
“Shënimi i ligjeve me ‘yllin evropian’ ka për qëllim të ndihmojë në përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për këtë arsye duhet të synojë harmonizimin e legjislacionit me legjislacionin dhe standardet e BE-së. Në këtë rast, propozim-ligjet duket se nuk kanë të bëjnë me harmonizimin me standardet evropiane. Ne ua kemi shprehur shqetësimet tona autoriteteve kombëtare dhe po kërkojmë sqarime të mëtejshme”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së.
Forma e këtillë e miratimit të ligjeve është praktikuar edhe në të kaluarën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ligje lidhur me agjendën evropian apo ligje për qëllime tjera, gjë që ka nxitur reagime të ndryshme në opinion.
Komunikologu Bojan Kordalov thotë se Qeveria duhet të ketë një plan të qartë të veprimit dhe jo propozimet t’i dërgojë për miratim varësisht agjendave politike.
“Çdo qeveri në fillim të vitit duhet të dalë me planin e saj të veprimit dhe të tregojë se cilat ligje do t’i miratojë me procedurë të shkurtuar apo me ‘yllin evropian’. Kjo është me rëndësi të madhe pasi ajo duhet të jetë transparente në punën e saj. Veç kësaj ajo duhet të sqarojë para opinionit se çfarë nënkupton ‘ylli evropian’ kur vendoset dhe cili është roli i tij”, thotë Kordalov.
Sipas tij, në rastin konkret kemi shumë paqartësi dhe dyshime pasi “si është e mundur që këto ligje njëherë të vendosen për miratim në procedurë të rregullt dhe pastaj të tërhiqen që më pas të kthehen në procedurë me ‘yllin evropian’ ”.
Kordalov thotë se “kjo nuk duhet të ndodhë pasi në të kundërtën kjo reflektohet edhe në besimin e qytetarëve edhe ndaj Bashkimit Evropian”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?