LAJMI I FUNDIT:

Klinika Juridike e UT-së regjistrohet në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë, qytetarët do të përfitojnë ndihmë juridike falas

Klinika Juridike e UT-së regjistrohet në regjistrin e Ministrisë së Drejtësisë, qytetarët do të përfitojnë ndihmë juridike falas

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, më 5 maj 2023, e vizitoi Universitetin e Tetovës. Ai me këtë rast zhvilloi një takim me drejtuesit e Universitetit, Rektorin Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektorin për Financa dhe Zhvillim Prof. Dr. Faton Shabani, Sekretarin e përgjithshëm Adem Beadini dhe Dekanin e Fakultetit Juridik Prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Në këtë takim Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, drejtuesve të Universitetit të Tetovës ua dorëzoi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për regjistrimin e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, në regjistrin e kësaj ministrie. Ky vendim u soll në bazë të nenit 10 paragrafi 4 i Ligjit për ndihmë juridike falas të RMV.


Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se sjellja e këtij vendimi për regjistrimin e Klinikës Juridike në regjistrin e këtij dikasteri për dhënien e ndihmës falas, është me rëndësi jetike për Universitetin tonë dhe Fakultetin Juridik, nga se kjo klinikë përveç se do t’i shërbejë punës praktike të studentëve, ajo do të ofrojë edhe shërbime falas për palët tjera. Klinika Juridike është një projekt që e ka mbështetur Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë dhe ne tani me vendimin e sotëm e kemi edhe statusin formal juridik. Po ashtu, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e falënderoi Ministrin e Drejtësisë, Krenar Llogën, për sjelljen e këtij vendimi duke shtuar se Universiteti ynë mbetet i hapur për të gjitha format e bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë, aty ku kjo ministri mund të konsiderojë se ka nevojë për kontributin tonë, pasi që në kuadër të Fakultetit Juridik kemi një numër të konsiderueshëm pedagogësh ku gjithsecili mund të ndihmojë në fushat që u përkasin.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se pas kërkesës së drejtuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës për regjistrimin e Klinikës Juridike, unë sapo e kam pranuar kërkesën menjëherë me dëshirën më të madhe jam munduar që ta implementojmë sa më shpejtë. Ka qenë në fatin tim që unë si Ministër i Drejtësisë të jap një kontribut për Universitetin e Tetovës, në veçanti për Fakultetin Juridik ku sot ne edhe zyrtarisht e dorëzojmë vendimin për regjistrimin për dhënien e ndihmës juridike falas. Shpresoj se ky është vetëm fillimi dhe ne në të ardhmen të shikojmë edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit.

Nëpërmjet Klinikës Juridike profesorët dhe studentët e Fakultetit Juridik do të ndihmojnë qytetarët përmes informatave, këshillave për të drejtat e cenuara. Qytetarët mund të kërkojnë këshilla kryesisht për çështjet nga lëmi i të drejtave pronësore-juridike; sigurimit të drejtave sociale, të drejtave si konsumatorë, të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor, të drejtat e cenuara para organeve të administratës, të drejtave nga kontestet penale, nga kontestet familjare dhe dhuna në familje dhe të ngjashme.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori