LAJMI I FUNDIT:

Lampard komenton fjalimin e Boehlyt në Kaliforni

Lampard komenton fjalimin e Boehlyt në Kaliforni

Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard thotë se i vjen mirë që bashkëpronarin Todd Boehly ka diskutuar për problemet që po kalon klubi.

Boehly foli në Institutin Milken në Kaliforni për problemet që ka hasur në Chelsea.


“Është një gjë e mirë. Të flas kaq pozitivisht, është ajo që kam gjetur që kur kam qenë këtu. Qëllime të mira. Kjo është e mirë. Nga këndvështrimi im, nuk e di. Unë jam këtu me skuadrën për të provuar dhe për të marrë një kthesë, atëherë varet nga pronarët”, ka deklaruar fillimisht Lampard.

Transferimet e reja të Chelseat 'pendohen për nënshkrimin e kontratave afatgjate'
Lexo po ashtu Transferimet e reja të Chelseat 'pendohen për nënshkrimin e kontratave afatgjate'

“Për të qenë i qartë, kur them se lojtarët kujdesen – ata bëjnë. Realiteti është reagimi që vjen nga kjo”.

“Mund të jenë shumë arsye pse, mund të jetë një performancë e dobët. Nuk është një çështje stërvitore si e tillë. Lojtarët janë duke punuar për t’u siguruar që të arrijmë synimin tonë”.

“Unë nuk jam i lënduar. Kam qenë pjesë e këtij klubi me sukses të madh. Çdo sport mund t’ju japë momente të vështira. Ne në Chelsea kemi qenë shumë me fat për 20 vjet. Kur në qendër të vëmendjes nuk jeni ju, por është klubi. Si lojtar apo trajner, duhet ta kuptosh këtë”, ka shtuar më tej trajneri anglez. /Telegrafi/