LAJMI I FUNDIT:

Pse Putini mund ta ketë organizuar sulmin ndaj Kremlinit?

Pse Putini mund ta ketë organizuar sulmin ndaj Kremlinit?

Ekspertët duken të ndarë se kush ishte përgjegjës për tentativën e sulmit me dron në Kremlin – të cilin Moska e ka cilësuar si një atentat kundër Vladimir Putinit.

Ndërsa është e pamundur të thuhet se kush qëndronte me të vërtetë pas incidentit, një oficer i pensionuar i ushtrisë britanike ka thënë se prej këtij rasti përfiton më së shumti Rusia.

Dy sulme me dron në Rusi: Në shënjestër një depo dhe një rafineri nafte
Lexo po ashtu Dy sulme me dron në Rusi: Në shënjestër një depo dhe një rafineri nafte

Ish-zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes, Sir Simon Mayall tha se sulmi i supozuar ndihmon në krijimin e një narrative për Putinin që “e lejon atë të sulmojë më shumë Ukrainën”.


Lufta “po shkon shumë keq”, tha ai ndërsa ukrainasit janë gati të nisin një kundërofensivë, raporton skynews.

Lideri rus do të marrë pjesë javën e ardhshme në paradën e Ditës së Fitores së Rusisë dhe do t’i duhet të bindë qytetarët se ia vlen ende të luftohet.

Prandaj, një sulm ndaj Kremlinit mund të nxisë një “përpjekje më të madhe kombëtare për të vrarë Zelenskyn” dhe “të sulmojë ukrainasit”, tha Sir Simon.

Ndërkohë, ai tha se nuk ka shumë mundësi për të përfituar Volodymyr Zelensky – përveç se ngjarja është “fantastike për ngritje morali”.

Sir Simon vuri në dukje se aleatët perëndimorë të Ukrainës nuk do të donin të shoqëroheshin me një sulm ndaj Kremlinit dhe se “për një periudhë afatgjate” kjo do të ishte shumë e keqe për ukrainasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Amerika
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Kalo në kategori