LAJMI I FUNDIT:

Darkë me katër finalistët, Donaldi dhe Iliri hyjnë në Big Brother VIP Albania

Darkë me katër finalistët, Donaldi dhe Iliri hyjnë në Big Brother VIP Albania

Aktori Donald Veshaj dhe balerini, Ilir Shaqiri janë futur në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë).

Protagonistët e edicionit të parë të BBVA kanë hyrë për të darkuar me katër finalistët Luizin, Efin, Deamishel dhe Kristin.


Dyshja u mirëpritet nga banorët e mbetur ndërsa nuk munguan shakat me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Hyrjen e sotme Donaldi dhe Iliri e kishin paralajmëruar edhe në rrjetet e tyre përkatëse në Instagram.

Theksojmë se Iliri dhe Donaldi u konsideruan rivalët kryesor gjatë rrugëtimi të tyre në BBVA, madje ata nuk komunikuan për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Por, tashmë të dy kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe janë parë bashkë në disa dalje publike.

Kristi flet sërish për ish-partneren që la jashtë para hyrjes në BBVA: Jetonim larg njëri-tjetrit, ishte shumë e vështirë
Lexo po ashtu Kristi flet sërish për ish-partneren që la jashtë para hyrjes në BBVA: Jetonim larg njëri-tjetrit, ishte shumë e vështirë

Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur edhe tri ditë deri tek finalja e madhe e së shtunës së 6 majit teksa janë paralajmëruar edhe shumë befasi.

Në finale tashmë është konfirmuar një martesë zyrtare mes çiftit Luiz dhe Kiara. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania