Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë mori vendimin që të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj, të cilët marrin pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Gjermania e konsideron vendosjen e ushtarëve të saj në Kosovë përmes misionit të KFOR-it si mision të suksesshëm. Kështu vlerëson Ministria Gjermane e Mbrojtjes, e cila ka thënë se ushtarakët gjermanë (Bundeswehr) në Kosovë i shërbejnë stabilizimit të vendit.
Për këtë arsye, Kabineti Federal ka vendosur që pjesëmarrja e Bundeswehr-it në praninë ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë të zgjatet edhe për një vit.
Pas këtij vendimi të kabinetit federal qeveritar, i njëjti shkon në Parlament për diskutim dhe vendimmarrje.
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë konsideron se që nga fillimi i operacionit të KFOR-it, situata në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është stabilizuar ndjeshëm.
Në vitet e fundit, thotë kjo ministri, NATO-ja ka qenë në gjendje të reduktojë gradualisht dhe ndjeshëm forcat e saj në rajon.
“Aktualisht po zhvillohet një dialog ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithëse republikat po afrohen ngadalë, ka ende potencial për përshkallëzim. Tensionet e vjetra mund të ndizen sërish, veçanërisht në veri të Kosovës”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.
Më tej, në arsyetimin për zgjatjen e mandatit të forcave gjermane në KFOR, thuhet se prania e Bundeswehr-it në Kosovë është ende e nevojshme “për shkak të potencialit ekzistues për përshkallëzim në rajon”.
“Kjo është arsyeja pse Gjermania do të vazhdojë të mbështesë këtë mision në kuadër të NATO-s për të siguruar ushtarakisht paqen në rajonin e Ballkanit. Ky është parakusht për zhvillimet e mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Republikën e Kosovës deri në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo do të hapë perspektivën e anëtarësimit në BE për të dy vendet”, potencoi Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.
Pas vendimit të kabinetit qeveritar, Bundestagu gjerman do të diskutojë në lexim të parë midis 10 dhe 12 maj dhe do të votojë në lexim të dytë më 26 maj 2023 vendimin për vazhdim të mandatit të ushtarëve gjermanë në KFOR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare