LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i e-transkcioneve në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i e-transkcioneve në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të përpunuara nga Asociacioni për e-tregti në Maqedoni, mund të shihet se qytetarët e Maqedonisë për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve me kartela bankare për e-tregti për vitin 2022 kanë shpenzuar 156.2 milionë euro që paraqet rritje prej 46.31% në raport me vitin e kaluar

Krahas velrës, rritet edhe numri i e-transakcioneve që qytetarët e Maqedonisë kanë bërë jashtë vendit e që është 3.66 milionë në vitin 2022 dhe paraqet rritje prej 21.1% në krahasim me vitin 2021.


Me kartela bankare në Maqedoni më së shumti është paguar në Britani të Madhe, Hungari dhe Hollandë, Irlandë, SHBA, Luksenburg dhe Gjermani.

“Pritet të vazhdojë rritja e vlerës dhe numrit të transakcioneve të realizuara nga qytetarët e Maqedonisë drejt e-tregtisë, posaçërisht udhëtimet.”, u shpreh Nina Angellovska, kryetare e Asociacionit për e-tregti./Telegrafi/