LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria ka paguar 117 milionë euro paradhënie dhe nuk ka aktivitete ndërtimore

OBRM-PDUKM: Qeveria ka paguar 117 milionë euro paradhënie dhe nuk ka aktivitete ndërtimore

Përmes një kumtese të partisë opozitare maqedonase thuhet se Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski kanë paguar 117 milionë euro paradhënie, ndërsa kjo shumë, sipas OBRM-PDUKM-së, shumë shpejt do të arrijë në 300 milionë euro.

“Dy muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10-D, një muaj nga hapja spektakulare e ndërtimit, ka mbetur vetëm tabela. Për këtë shkak nga buxheti janë paguar 117 milionë euro sipas pjesës së marrëveshjes së quajtur contractor establishment payment, që e nënshkroi Grubi dhe Kovaçevski”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nga marrëveshja që e kanë marrë nga një informator në faqen 119 thuhet se “pagesa e resurseve për projektin e kontraktorit, për të inicuar aktivitetet administrative siç është themelimi i zyrës së kontraktorit, kampet , përgatitjet, plani për sigurimin e lokacionit, materiale dhe formim të laboratorit.


“Askund nga kjo nuk nuk parasheh fillimin e aktivitetit ndërtimor. Është e kuptueshme që një kompani private të maksimizojë fitimet dhe përfitimet e saj, por është e papranueshme që qeveria të pranojë detyrime dhe kontrata të tilla në dëm të shtetit. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori