LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër akt sabotimi? Pas një shpërthimi, një tjetër tren mallrash del nga shinat në Rusi

Një tjetër akt sabotimi? Pas një shpërthimi, një tjetër tren mallrash del nga shinat në Rusi

Një tren mallrash ka dalë nga shinat në rajonin kufitar rus të Bryansk, thonë zyrtarët rusë, në incidentin e dytë të tillë në dy ditë.

Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz tha se një lokomotivë dhe disa vagonë dolën nga shinat pas shpërthimit të një pajisjeje, përcjell Telegrafi.


Së paku deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Dalja nga shinat ndodhi në orën 19:47 me orën lokale në një pjesë të rrugës midis Snezhetskaya dhe Beliye Berega, pranë qytetit të Bryansk, thuhet në një postim në faqen Telegram të hekurudhave.

Punonjësit e urgjencës ishin në vendngjarje dhe të gjitha operacionet në linjë ishin pezulluar.

Një incident i ngjashëm ndodhi në linjën Bryansk-Unecha, shumë më afër kufirit ukrainas, të hënën në mëngjes – me këtë rast lokomotiva dhe shtatë vagonë u përfshinë nga flakët.

Rajoni – i cili kufizohet gjithashtu me Bjellorusinë – ka parë një sërë aktesh sabotimi që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori