LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Rosvall: Na nevojiten shenja të qarta se zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është mision i mundshëm

Osmani – Rosvall: Na nevojiten shenja të qarta se zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është mision i mundshëm

Dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe e rajonit të Ballkanit Perëndimor në dritën e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, ishte në fokus të takimit të sotëm mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministres së Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Xhesika Rosvall, e cila ndodhet për vizitë pune në vendin tonë.

“Në takim, Osmani përshëndeti përpjekjet e kryesisë aktuale suedeze të Këshillit të BE-së në trajtimin e çështjeve të ndjeshme në rrethanat e krijuara komplekse gjeopolitike, veçanërisht të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës. Në këtë kontekst, ai theksoi mbështetjen ushtarake, politike dhe humanitare me të cilën Maqedonia e Veriut kontribuon në përpjekjet ndërkombëtare për t’u përballur me agresionin, duke iu bashkëngjitur të gjitha sanksione të BE-së kundër Rusisë në lidhje me zhvillimet në Ukrainë”, njoftojnë nga MPJ.

Osmani shkurtimisht informoi për procesin tonë të anëtarësimit, me theks në procesin e skriningut dhe aktiviteteve përgatitore në vend për përmbushjen e obligimeve të parapara para mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE-në dhe hapjes së kllastereve. Gjithashtu riafirmohet përkushtimi i vendit tonë për të vazhduar dialogun me Bullgarinë bazuar në respektin dhe mirëkuptimin reciprok.


“Zgjerimi i Unionit me vende që plotësojnë kriteret e anëtarësimit është jetik si për vendet përkatëse ashtu edhe për vetë Unionin. Ne kemi nevojë për sinjale të qarta se zgjerimi i familjes evropiane deri në vitin 2030 është një mision i mundur”, theksoi Osmani.

Në një bisedë konstruktive dhe miqësore, ministrat shkëmbyen mendime mbi perspektivën e politikës së zgjerimit të BE-së, me fokus idetë për integrim të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një hap i besueshëm dhe real në drejtim të përmirësimit të zhvillimit demokratik, duke rritur mundësitë ekonomike për shtetet dhe qytetarët, si dhe duke ndihmuar procesin e pajtimit në rajonin tonë.

Në takim, ministri Osmani ritheksoi mbështetjen e parezervë të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO për kohë sa më të shpejtë.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani e njoftoi Rosvellin me ngjarjet aktuale në lidhje me kryesimin e OSBE-së përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, në të cilat siguria evropiane dhe Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor, si dhe çështjet kyçe të sigurisë brenda kornizës së OSBE-së 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori