LAJMI I FUNDIT:

Australia do të ndalojë cigaret elektronike

Australia do të ndalojë cigaret elektronike

Të gjitha cigaret elektronike për një përdorim do të ndalohen dhe do të vendosen kufizime në paketim, shije dhe ngjyra të disponueshme, tha ministri australian i Shëndetësisë në një fjalim për Klubin Kombëtar të Gazetarëve.

“Nuk ka më shije çamçakëzi, jo më njëbrirësh rozë apo cigare elektronike të maskuara si markera që fëmijët t’i fshehin në kutitë e lapsave. Në vend të kësaj, ne do të kemi paketim të thjeshtë me shije të thjeshta,” tha ministri Mark Butler, transmeton Telegrafi.

Ai tha se përdorimi i cigareve elektronike ishte “zbrazëtia më e madhe në historinë australiane” dhe Australia nuk do të lejon që përfitimet që kishte bërë në reduktimin e përdorimit të duhanit, të zhbëheshin me një “kërcënim të ri shëndetësor”.


Butler tha se “vaping” në Australi ishte bërë një produkt rekreativ, i tregtuar kryesisht për adoleshentët dhe të rinjtë të cilët kishin tre herë më shumë gjasa për të filluar duhanin.

“Cigaret elektronike u janë shitur qeverive dhe komuniteteve në mbarë botën si një produkt terapeutik për të ndihmuar duhanpirësit afatgjatë. Ne nuk do të qëndrojmë dhe të lejojmë që pirja e cigareve elektronike të krijojë një brez tjetër të varur nga nikotina”, tha ai.

Ai njoftoi një paketë mbështetjeje për sistemin shëndetësor, duke përfshirë një program të ri kombëtar të shqyrtimit të kancerit të mushkërive.

Australia do të rrisë taksat e duhanit me pesë për qind në vit për tre vitet e ardhshme, për të ndihmuar në pagimin e programit.

“E dimë se një cigare më e shtrenjtë është një cigare më pak tërheqëse”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori