Më 2 prill në Bruksel, përpos çështjes së të pagjeturve sipas vëzhguesve të procesit të dialogut, do të definohet nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të ketë kompetenca ekzekutive, ose më të avancuara. Ndërkaq deputeti i partisë më të madhe opozitare, deklaron se me qasjen e Qeverisë Kurti në dialog, Kosova e ka vetëm një rrugë zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Serbia e ka fituar rolin që të insistoj më shumë në kërkesat e saj.
Dilema për të cilën protestohet e diskutohet për më shumë se një dekadë sipas atyre që e përcjellin dialogun, pritet të marrë fund në datën 2 maj.
Takimi i radhës në Bruksel sipas analistit Visar Xani do të qartësojë nëse asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive ose kompetenca më të avancuara.
“Edhe Qeveria e Kosovës nuk ka shumë informacion se çfarë drafti do të jetë në tavolinë dhe është shumë e rëndësishme me e pa se si është ndërtuar ai draft, çfarë mbështetje ka, a ka mbështetje ndërkombëtare apo vetëm është i hartuar në një mënyrë i cili mund të sfidojë palët”, ka thënë për RTV Dukagjinin Visar Xani, njohës i procesit të dialogut.
Përpos Asociacionit për palët sfidë është cilësuar një temë tjetër, e cila përkundrazi i shërben qarkullimit të lirë të qytetarëve, ide e proklamuar për vite me radhë nga ndërmjetësuesit e dialogut.
Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër, vendim i marrë nga kuvendi i Mitrovicës Veriore.
Edhe pse ky vendim është në shërbim lirisë së lëvizjes sipas Xanit duket se nuk ka disponim nga ndërmjetësuesit që të shtrohet si temë në Bruksel. Ky vendim është dënuar ashpër edhe nga Serbia, shteti i cili sipas Xanit publikisht e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit.
“Edhe pse pala serbe do të mundohet të fshihet pas disa veprimeve por duhet të treguar qartë, edhe lehtësuesit edhe garantuesit të marrëveshjeve, se palët nuk duhet të devijojnë zotimet e tyre. Ndryshe nëse kemi devijime të këtyre zotimeve dhe mos-zbatim të obligimeve që i marrim në tryezën e bisedimeve atëherë nuk ka marrëveshje serioze dhe nuk ka marrëveshje që mund të besohet. Çdo marrëveshje duhet të ketë hapa konkret, duhet të ketë zbatueshmëri të qartë duhet të ketë garancion të fuqishëm dhe duhet të ketë veprime ndëshkuese për palën e cila nuk tregohet zbatuese të marrjes së obligimeve”, shtoi Xani.
Përpos që nuk po dënohet për mos-respektim të marrëveshjes, sipas deputetëve të opozitës Serbia është në dispozicion edhe që të paraqesë kërkesa shtesë për planin franko-gjerman, mundësi të cilën sipas tyre e ka humbur Kosova.
“Pritjet janë të qarta janë të lexueshme i kemi qëndrimet e përfaqësueseve ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre konkrete. Kryeministri në marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, të gjitha ato detyrime që përfshihen në kuadër të marrëveshjes së Brukselit për planin franko-gjerman dhe ato në aneksin për implementim të Ohrit janë qartësisht të definuar dhe ato do të interpretohen vetëm nga Lajçak….Kosova nuk e ka më komoditetin dhe të drejtën e interpretimit dhe mbajtjes së qëndrimeve, por e kundërta. Por duhet vetëm që të jetë zbatuese, në këtë moment Serbia e ka rolin e asaj që insiston dhe kërkon kurse Kosova është e detyruar që të zbatoj”, ka thënë deputeti Hisen Berisha.
Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 2 maj në Bruksel.
Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, ku fillimisht do të bëhet nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur si pikë e parë, e cila do të pasohet me diskutimet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës