Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, thekson diplomati Avni Spahiu.
Spahiu në një intervistë për The Geopost, shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.
“Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt”, thekson Spahiu.
Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit.
“Pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabiliotet në vendet e Bakllanit, pasi që po flasim për Ballkanin”, pohon ai.
Po ashtu, sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimkt Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është e qartë tani që edhe Washingtoni po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt BE-së, drejt politikës së BE-së, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se politika serbe e mbajtjes së dy karrigeve do të marrë fund dhe se Serbia do të kthehet përfundimisht”, shprehet Spahiu.
Diplomati kosovar tregon rastin se si propaganda serbe kishte shpifur kundrejt Kosovës, pas lidhjes së një marrëveshje me shtetin amerikan të Iowas.
“Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Iowa, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Iowës këtë partneritet”.
Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën”, tregon diplomati.
Në këtë intervistë, Spahiu ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan.
“Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokusim më të madh në Ballkan në shtetet tjera, në të cilat Serbia apo Rusia përmes Serbisë po përpiqet t’i realizojë aspiratat e veta”, ka përfunduar Spahiu.
Intervista e plotë:
Dezinformimi serbo-rus karshi Kosovës sipas këndvështrimit tuaj?
Nocioni luftë hibride në fakt ka lindur dhe është përhapur nga Rusia, politika e saj hegjemoniste në rajone të ndryshme të botës, sidomos në Ballkan ku ka përdorur edhe propagandën, e cila është pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabiliotet në vendet e Bakllanit, pasi që po flasim për Ballkanin, të mos flasim edhe për vendet tjera, në rastin më drastik që e kemi, invazionin dhe agresionin në Ukrainë.
Një nga mjetet kryesore që përdor shteti rus, diplomacia ruse është propaganda, përhapja e të pa vërtetave, gjysmë të vërtetave, krijimit të dyshimeve të ndryshme, të paqartësive dhe kjo tanimë është bërë një vazhdimësi e kësaj politike që është shumë evidente dhe nuk është e fshehtë por është e hapur dhe e bën këtë edhe përmes vendeve të cilat po i shërbejnë apo vazhdojnë t’i shërbejnë Rusisë, si mjet për t’i realizuar aspiratat ruse.
A mund të na tregoni ndonjë rast konkret gjatë kohës tuaj si diplomat ku Rusia dhe Serbia direkt e kanë sabotuar Kosovën?
Rusia vazhdimisht kishte një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. Ne kur dërgonim ftesat për ngjarje tona të Ambasadës, ndonjë njoftim për shtyp apo informacion që u dërgonim të gjitha ambasadave, ata na i kthenin menjëherë mbrapa duke thënë se nuk e dimë se kush jeni ju.
Por hasnim edhe nëpër tryeza, ballafaqoheshim dhe konfrontoheshim shumë shpesh, por jo vetëm më Rusinë por edhe me përfaqësuesit e shtetit serbë, të cilët në çdo moment kur u ofrohej mundësia sulmonin Kosovën, kryesisht me të pavërteta duke fshehur atë që kishte ndodhur në të vërtetë në Kosovë.
Përpjekjet për gjenocid, spastrimi etnik, diskriminimi, represioni, të gjitha këto i fshihnin duke akuzuar, siç bëjnë edhe sot me palën kosovare dhe ishte detyrë e jona që t’i kundërvihemi këtij sulmi.
Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Iowa, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Iowës këtë partneritet. Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën.
Diplomacia perëndimore ndaj Serbisë, a do të ketë sukses apo është ajo që do të mashtrohet nga Serbia?
Është e qartë tani që edhe Washingtoni po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt BE-së, drejt politikës së BE-së, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se politika serbe e mbajtjes së dy karrigeve do të marrë fund dhe se Serbia do të kthehet përfundimisht, do t’i bashkohet aleancës perëndimore dhe Bashkimit Evropian që verbalisht e shpreh si aspiratë.
Unë mendoj që, tash si individ po flas, që kjo qasje do të dëshmohet si jo-reale në të ardhmen sepse ne e njohim këtë mentalitet, kemi jetuar me të, kemi pësuar nga ky mentalitet i tyre dhe Serbia nuk heqë dorë nga Rusia, është i kotë çdo presion i bashkësisë ndërkombëtare në këtë drejtim sepse në saje të Rusisë, Serbia është bërë shtet, në saje të Rusisë ajo është zgjeruar, në saje të Rusisë ajo ka arritur një pozicion të shtetit të fortë në Ballkan dhe pa këtë mbështetje Serbia nuk beson se do të mund të jetë faktori kryesor siç po tentohet të bëhet edhe sot.
Prandaj, është e kuptueshme që SHBA por edhe BE po bëjnë përpjekje në këtë drejtim, është përshtypja ime personale që nuk do të kenë sukses në këtë.
Mali Zi, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina, një treshe përballë Serbisë, si e shihni këtë?
Unë po ndërlidhem me pyetjen paraprake pse Perëndimi ka një qasje të tillë? Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokusim më të madh në Ballkan në shtetet tjera, në të cilat Serbia apo Rusia përmes Serbisë po përpiqet t’i realizojë aspiratat e veta.
Ne e pamë se çfarë ndodhi në Mal të Zi, ka një qeveri që, të paktën është pro-serbe dhe pro-ruse, e ardhmja do të tregojë se çfarë orientimi do të ketë në të vërtetë, e dimë çështjen e Bosnjës, kemi përpjekje për të krijuar jostabilitet, madje edhe për ta rrezikuar shtetin e Bosnjës përmes Milorad Dodikut, kemi përpjekje edhe në pjesë të tjera, përfshirë edhe veriun e Kosovës.
Ka pasur informacione se edhe persona të armatosur me lidhje me Rusinë janë parë në atë pjesë, d.m.th, është një rrezikim i drejtpërdrejtë i paqes dhe cenim i sovranitetit të Kosovës dhe unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i ketë të gjitha këto parasysh, ndoshta edhe i ka, por në atë aspektin e dukshëm dhe ajo qe po shohim është pikërisht fokusimi me Serbinë tani.
Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, jam i bindur, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera, mjeteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt, situatë jostabile në vend dhe me këtë rrezikohet krejtësisht paqja në Ballkan dhe rrezikohet edhe synimi i këtyre vendeve që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Unë mendoj që në mënyrë urgjente duhet që BE dhe SHBA ta bëjnë këtë, dhe me këtë nuk dua të sugjeroj se ata bëjnë një politikë të gabuar, por duhet parë në këtë moment se kjo paraqet një rrezik të përgjithshëm për paqen në Ballkan. /The Geopost/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje