LAJMI I FUNDIT:

Historia është shkruar mbrëmë te Barcelona: Lamine Yamal , i njohur si “Mini Messi” ka debutuar në moshën 15-vjeçare

Historia është shkruar mbrëmë te Barcelona: Lamine Yamal , i njohur si “Mini Messi” ka debutuar në moshën 15-vjeçare

Barcelona mposhti Real Betisin me rezultat 4-0 në xhiron e 32-të të La Ligës, ndërsa e veçanta ishte debutimi i 15-vjeçarit Lamine Yamal, që bëri histori duke u bërë futbollisti më i ri që luan për klubin katalanas.

Yamal bëri debutimin e tij për Barcelonën mbrëmë në moshën 15 vjeç e 290 ditë, dhe në përgjithësi ai është lojtari i pestë më i ri që luan në La Liga spanjolle. Rekordmeni është Luka Romero, i cili ka luajtur për Mallorca tre vjet më parë në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Futbollisti, i cili tashmë quhet “Mini Messi” për shkak të trupit të tij të vogël, këmbës së majtë dhe driblimeve të shkëlqyera, u fut mbrëmë në lojë në minutën e 83-të kur zëvendësoi Gavi dhe në debutimin e tij mund të ishte në mesin e golashënuesve.


Në minutën e 87-të, ai rrëmbeu topin nga mbrojtja e Real Betisit, doli te portieri, por gjuajti drejt tij bëri që të humb mundësinë për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Barcelonës.

Megjithatë, nëse i jepet mundësia të luajë deri në fund të këtij sezoni dhe në fillim të sezonit të ardhshëm, anësori i Barcelonës me siguri do të thyejë rekordin e mbajtur nga Ansu Fati (16 vjet e 10 muaj).

Futbollisti spanjoll me origjinë marokene mori vlerësime edhe nga trajneri Xavi në fund të ndeshjes.

“Yamal luajti shumë mirë. I thashë të luante i qetë dhe si të mundej, dhe ai e bëri. Dhe ai është vetëm 15 vjeç, imagjinoni se… Ai për pak sa nuk shënoi. Ai është një lojtar i veçantë, ka shumë besim dhe mund ta shihni në stërvitje se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë Xavi./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rWrwYRHZW0w&ab_channel=SVMM

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kalo në kategori