LAJMI I FUNDIT:

“Do t’i shisja makinën time nëse më rinovonte kontratën”, Joe Cole zbulon historinë interesante me Mourinhon

“Do t’i shisja makinën time nëse më rinovonte kontratën”, Joe Cole zbulon historinë interesante me Mourinhon

Ish-lojtari anglez, Joe Cole, i cili luajti për Chelsean nën urdhrat e Jose Mourinhos, ka folur për marrëdhëniet e tij me portugezin gjatë kohës së kaluar te Blutë.

Cole ka luajtur plot 281 ndeshje me Chelsean në të gjitha garat, ku ka shënuar 40 gola dhe ka dhuruar 43 asistime, teksa ka fituar edhe trofe si Liga Premier, Kupa FA, Carabao Cup dhe Community Shield.


Anglezi ishte lojtar i rëndësishëm i Bluve në epokën e parë të Mourinhos, me të cilin ka pasur një raport shumë të mirë dhe këtë e ka zbuluar se fundmi.

Formacioni më i mirë i Chelseat me transferimet e epokës së Abramovich
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Chelseat me transferimet e epokës së Abramovich

Ai ka treguar edhe një histori interesante, kur e ble një makinë Ferrari në vitin 2006 dhe u mundua ta bindte Mourinhon t’ia rinovonte kontratën duke e joshur me shitjen e tij.

“Kam investuar në prona dhe kam qenë me fat. Vetëm një herë në karrierën time bleva një makinë luksoze. Ishte një Ferrari Scaglietti, në vitin 2006. E binda veten se duhet të kisha një të tillë, por nuk ndihesha mirë”.

“Kur ai e pa atë në parkimin e makinave në Cobham (fushën sportive të Chelsea), Jose Mourinho u ofrua ta ma blinte. Unë i thashë se isha i kënaqur ta bëja këtë me kusht që ai t’i thoshte klubi që ai më beson një kontratë të re”.

“Fatkeqësisht, ne kurrë nuk arritëm atë marrëveshje. Ishte blerja më ekstravagante që kam bërë ndonjëherë dhe, çuditërisht, nëse do ta kisha akoma makinën tani, do të ishte rritur në vlerë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori