LAJMI I FUNDIT:

‘Alpe të pastra”, megaoperacion në Shkodër, forca policore e dronë për kontrollin e maleve kundër kultivimit të kanabisit

‘Alpe të pastra”, megaoperacion në Shkodër, forca policore e dronë për kontrollin e maleve kundër kultivimit të kanabisit

Ka nisur operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor kundër kultivimit të kanabisit.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se në operacion, 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.


|Në kuadër të luftës kundër parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në territorin e qarkut Shkodër, nisi zbatimi i Planit Operacional ‘Alpe të pastra’.

Ky operacion do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë”, thuhet në njoftim.

Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore  në të gjithë qarkun Shkodër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori