LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet qasja e ChatGPT-s në Itali

Rikthehet qasja e ChatGPT-s në Itali

Qasja në chatbotin e njohur ChatGPT është rikthyer në Itali.

ChatGPT ishte ndaluar nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të muajit prill për shkak të shqetësimeve të privatësisë.


Kompania OpenAI që qëndron prapa këtij chatboti tha se kishte “adresuar ose sqaruar” me sukses çështjet e ngritura.

Kompania tha se politika e tij e privatësisë tani është vendosur për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, kishte kufizuar përkohësisht chatbot-in dhe kishte nisur një hetim për shkelje të dyshuar nga ana e aplikacionit të inteligjencës artificiale.

Derisa Garante kishte akuzuar kompaninë OpenAI që dështoi për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT për 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.

OpenAI shpjegoi se do të ofronte gjithashtu një formë të re për përdoruesit rreth Bashkimit Evropian për të ushtruar të drejtën e tyre për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale për të trajnuar modelet e tij.

Rregullatori italian i tha BBC-së se “mirëpriti masat e zbatuara OpenAI”, por bëri thirrje për më shumë pajtueshmëri.

Në veçanti, tha zëdhënësi, rreth “zbatimit të një sistemi verifikimi të moshës dhe planifikimit dhe kryerjes së një fushate informacioni për të informuar italianët për atë që ndodhi, si dhe për të drejtën e tyre për të hequr dorë nga përpunimi i të dhënave të tyre personale për algoritmet e trajnimit”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori