Toyota pranon se disa vetura Daihatsu për testimet e përplasjeve ishin manipuluar për rezultate më të mira
Daihatsu, një nën-degë e Toyota Motor Corporation, është në telashe pasi që pranoi se ka manipuluar veturat në mënyrë që ato të performojnë më mirë në testet e përplasjeve. Ky problem ndikon te 4 modele: Toyota Yaris Ativ, Perodua Axia, Toyota Agya dhe një produkt në ardhje, emri i të cilit nuk është publikuar.
Gjatë testimit të ndikimit nga përplasja prej anash, këto vetura kishin një shenjë në panelin e brendshëm të derës së përparme. Kjo shmangi mundësinë e përplasjes duke krijuar një skaj të mprehtë që mund të kishte lënduar një pasagjer kur hapej airbag-i anësor. Kur modelet dolën në shitje, ato nuk kishin prerje.
Nëpërmjet një deklarate, Daihatsu tha se i ka shitur 88,123 ekzemplarë të këtyre modeleve. Ata kanë dërguar 76,289 njësi të Toyota Yaris Ativ në Tajlandë, Meksikë dhe shtetet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik si Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Katar, Bahrejn dhe Oman. Tutje ata e kanë bërë dorëzimin e 11,384 njësive të Perodua Axias në Tajlandë, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Prodhimi i Toyota Agya nuk fillon deri në qershorin e këtij viti, kështu që asnjë model nuk është ende në përdorim nga ana e klientëve, e natyrisht, as modeli i paemëruar akoma nuk është në shitje.
Daihatsu trajtoi zhvillimin e këtyre automjeteve dhe testimin e tyre të sigurisë. Toyota më pas i quajti ato si produkte të vetë kompanisë.
“Meqenëse ky problem ka ndodhur me një veturë pasagjerësh të markës Toyota, ne besojmë se problemi nuk është i kufizuar në Daihatsu. Ne do të fillojmë duke kryer një hetim të detajuar dhe duke mbledhur plotësisht fakte për të kuptuar situatën, për të përcaktuar shkakun e vërtetë dhe për të punuar me zell për të parandaluar Një përsëritje.Ne gjithashtu do të informojmë publikun në kohën e duhur në lidhje me faktet që mësojmë përmes hetimeve tona”, tha kryetari i bordit të Toyota-s, Akio Toyoda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Një tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
Kur do të lansohet gjenerata e ardhshme e Apple CarPlay?
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Stellantis dhe Saft zbulojnë një bateri më efikase dhe më të lirë
Kjo BMW M5 u harrua prej vitesh në garazhin e një pallati të braktisur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025