LAJMI I FUNDIT:

Senati Amerikan aprovon kandidaturën e David Kostelancik, si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Senati Amerikan aprovon kandidaturën e David Kostelancik, si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

Senati amerikan miratoi të premten kandidaturën e diplomatit të karrierës, David Kostelancik për postin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, njoftohet në faqen e tij në internet.

Kostelancik ishte propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim.

Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci.


Në të kaluarën në vitet 1992-94 ai ka punuar edhe në ambasadën amerikane në Tiranë.

Shefi i ri i ambasadës amerikane në Tiranë ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit.

Aktualisht Kostelancik mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon.

Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht.

Me rastin e promovimit të kandidaturës së tij si ambasador në Tiranë, Kostelancik deklaroi se lufta kundër korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor është përparësi e SHBA-së.  Ai ka theksuar se  do të vazhdojë punën me shqiptarët për të forcuar demokracinë dhe drejtësinë në  institucione, do të  ndërtojë mbrojtjen mbi partneritetin dypalëshe dhe në NATO dhe do të vazhdojë të forcojë klimën e biznesit në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori