LAJMI I FUNDIT:

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit, Konjufca: Nuk është në interes të Kosovës

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit, Konjufca: Nuk është në interes të Kosovës
Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror… nëse një institucion nuk është i Kosovës në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, tha ai, raporton kp.


Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Rakiq
Lexo po ashtu Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Rakiq

Ai tha se tek ky ekip nuk është problem vetëm sjellja dhe papërgjegjësia e tyre karshi institucioneve të Kosovës, por edhe kryesimi i tij nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.

“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues… si mundet një deputete e Serbisë ta prezantoj Kosovën…?”, tha ai.

Konjufca konsideron se ky ekip menaxhues duhet të përfaqësohet nga qytetarë të Kosovës.

“Ajo s’ka çka të prezantojë, unë mendoj se edhe nëse e shkruan mirë draftin për asociacionin nuk bënë me ia pranua sepse nuk është çështja çka ajo po shkruan por që ajo nuk ka të drejtën fare të shkruajë, sepse ajo është përfaqësuese në Serbi e presidentit të Serbisë e partisë së presidentit të Serbisë dhe kryeson ekipin menaxhues, ky është problem shumë i madh dhe nuk mund ta tejkalojmë këtë problem në mënyrë kaq të thjeshtë…

Ata duhet të jenë qytetarë ë Kosovës të cilët nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë interesin e Serbisë… Ne asgjë nuk pranojmë që është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe mundësitë e ekipit menaxhues me bë dëme, mendoj janë të vogla sepse shumë më lart se ekipi menaxhues dhe marrëveshjen që e kemi nënshkruar nga qeveritë e kaluara është Kushtetuta e Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori