Në vitin 2015, futuristi Ray Kurzweil bëri një parashikim që tërhoqi vëmendjen e opinionit: deri në vitin 2030, njerëzit do të jenë në gjendje të arrijnë ‘pavdekësinë’.
Kurzweil është një shkencëtar amerikan me famë botërore, puna e të cilit është njohur dhe vlerësuar nga shumë organizata të shquara, transmeton Telegrafi.
Në vitin 1999, ai mori medaljen prestigjioze kombëtare të teknologjisë dhe në vitin 2002, ai u përfshi në sallën e Famës Kombëtare të Shpikësve.
Ai krijoi makinën e parë të aftë për të transformuar tekstin e shtypur në të folur (për të ndihmuar të verbrit), dhe zhvilloi një sintetizues të aftë për të imituar në mënyrë të përsosur tingujt e një pianoje të madhe dhe instrumenteve të tjera orkestrale.
Kurzweil fitoi çmimin Grammy për kontributin e tij në teknologjinë muzikore, dhe shkroi gjithashtu dy libra më të shitur: How to Create a Min dhe Singularity Is Near, në të cilat ai bën parashikime për bashkimin e njerëzve dhe makinave.
Një muaj më parë, YouTuberi ADAGIO, ngarkoi një video në të cilën ai përmbledh idetë kryesore dhe parashikimet më të guximshme të Ray Kurzëeil.
Midis tyre ishte një ide që ai e përshkroi në vitin 2005: deri në vitin 2030, nanoteknologjia do t’i lejojë njerëzit të kurojnë sëmundjet përmes robotëve të vegjël të aftë për të riparuar trupin tonë në nivel qelizor, duke na mundësuar përfundimisht të arrijmë pavdekësinë.
Përveç shërimit të sëmundjeve dhe parandalimit të plakjes, teknologjia do të na lejojë të hamë çdo gjë që duam pa u shqetësuar për shtimin në peshë apo dëmtimin e trupit tonë.
Në një profil të Reuters të vitit 2009, agjencia e lajmeve i referohet një interviste me ComputerWorld gjatë së cilës shkencëtari shpjegoi: “Realizimi i plotë i nanoboteve në thelb do të eliminojë sëmundjet biologjike dhe plakjen. Besoj se do të shohim përdorim të gjerë në 20 vjet të pajisjeve [nanoteknologjisë] që kryejnë funksione të caktuara për ne. Në 30 ose 40 vjet, ne do të kapërcejmë sëmundjet dhe plakjen. Nanobotët do të eksplorojnë organet dhe qelizat që kanë nevojë për riparime dhe thjesht do t’i rregullojnë ato. Kjo do të çojë në zgjatje të thella të shëndetit dhe jetëgjatësisë sonë”.
Edhe pse parashikimi mund të duket sikur është nga një film fantastiko-shkencor, shumë nga parashikimet e Kurzweil janë realizuar.
Midis tyre është ideja që një kompjuter do të mundte kampionin botëror të shahut para vitit 2000; se deri në vitin 2009, njerëzit do të përdornin kryesisht kompjuterë portativë të madhësive dhe formave të ndryshme, dhe se deri në vitin 2010, shumica e popullsisë do të lidhej me valë në një rrjet informacioni.
Duke marrë parasysh përparimet e bëra në fushën e inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e kompanive si Neuralink i Elon Musk, BrainCO ose MindMaze, parashikimet e Kurzweil nuk duken aq të largëta. Por a do të bëhemi të pavdekshëm? Vetëm koha do ta tregojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos