Krerët e opozitës kanë reaguar sot me rastin e Ditës kombëtare të të pagjeturve dhe 24 vjetorit të Masakrës së Mejës, ku nga forcat serbe u vranë qindra shqiptarë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se sot, në një prej ditëve më të dhembshme për shoqërinë tonë.
“…Bëmë homazhe te Memoriali i Personave të Pagjetur në Prishtinë. Kjo ditë, edhe sot, gati 24 vjet pas përfundimit të luftës, mban të hapur plagët e qindra familjeve kosovare të cilat ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.
1617 qytetarë të Kosovës, të të gjitha moshave e gjinive, shumica absolute civilë të pafajshëm, figurojnë akoma të zhdukur”, tha ai.
I pari i PDK-së theksoi se lufta për këto familje nuk ka mbaruar – ajo sfidon çdo ditë jetën e tyre.
“Të gjithë, me mendje e zemër jetojnë për lajmin që presin t’u vijë nga larg. Fatkeqësisht, këto thirrje dëshpëruese të nënave e baballarëve kosovarë vazhdojnë të hasin në veshin e shurdhër të shtetit serb.
Asnjë informatë, asnjë përpjekje, asnjë pendim për krimet që kanë kryer në Kosovë, përkundrazi, mohues që edhe sot po vazhdojnë të fshehin krimet.
Drejtësia është vonuar me familjet e të pagjeturve, e, uroj që kjo pritje të marrë fund shumë shpejtë. Zbardhjen e fatit të tyre dhe dënimin e përgjegjësve Kosova do ta kërkojë gjithmonë. Pa zbardhjen e fatit të qytetarit të fundit që figuron i zhdukur, Kosova nuk do të gjejë asnjëherë qetësinë e saj!”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Mejë.
Haradinaj tha se kjo është masakra më e madhe në Kosovë, e që ende mbesin disa persona të pagjetur.
“Me përulje nderojmë sot në vendin ku pushojnë trupat e martirëve të masakrës së Mejës. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 377 të vrarë, në mesin e tyre edhe të marr në Serbi, e po ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve në Kosovë”, tha Haradinaj
“Këtu pushojnë të gjithë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës. Je ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë. Mirënjohës i jemi luftëtarëve të UÇK-së. Po ashtu përulemi me respekt ndihmës që na dha bota e përparume në krye me NATO-n nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupat e të gjithë atyre që luftuan për liri do të pushojnë të qetë kur Kosova të anëtarësohet në NATO”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar