LAJMI I FUNDIT:

“Interi e meritonte finalen e Kupës së Italisë”, Inzaghi flet pas fitores dhe eliminimit të Juventusit

“Interi e meritonte finalen e Kupës së Italisë”, Inzaghi flet pas fitores dhe eliminimit të Juventusit

Simone Inzaghi është i bindur se Interi ‘qartësisht e meritoi finalen në dy ndeshje’ kundër Juventusit dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur statusin e tyre si mbajtës i Kupës së Italisë kundër Fiorentinës ose Cremonese.

Ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-1 dhe nuk ka rregull për golat si mysafir, fituesi mbeti të vendosej në San Siro dhe goli erdhi vetëm pas 15 minutave, me Federico Dimarco, i cili shënoi lehtësisht pas asistimit të Nicolo Barella.


Nerazzurrët janë në finalen e Kupës së Italisë për të dytin vit radhazi, pasi sezonin e kaluar mundën Juven në kohën shtesë për të ngritur trofeun.

Interi kalon në finale të Kupës së Italisë, vendos goli i Dimarcos
Lexo po ashtu Interi kalon në finale të Kupës së Italisë, vendos goli i Dimarcos

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, shumë lojë fer, të dyja skuadrat luajtën një ndeshje intensive nga fillimi në fund. Është e qartë se skuadra ime e meritoi finalen në dy ndeshjet. Jemi shumë të lumtur, pasi donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Mediaset.

“Tani ka 10 ndeshje për të përfunduar këtë sezon, shpresojmë se do të ketë edhe një tjetër. Është një mbrëmje e mrekullueshme që ne e shijojmë me tifozët tanë, pasi të luash kaq shumë nuk është aspak e lehtë”.

‘Një më shumë’ do të ishte finalja e Ligës së Kampionëve nëse ata arrijnë të kalojnë rivalët e Milanit.

Ata mund të kenë vështirësi në Serie A, duke humbur si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj ndaj Juventusit, por janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit dhe tani në finalen e Kupës së Italisë, pasi tashmë kanë fituar Superkupën e Italisë në janar.

“Djemtë ia dolën aq mirë, pasi ne kurrë nuk u zvogëluam as një centimetër kundër një kundërshtari cilësor. Herë-herë ne shtyheshim për t’i shtypur, në të tjera ne mbroheshim me vendosmëri. Unë sjell shumë ndjesi pozitive nga performanca”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

La Liga
Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

Ligat tjera
Griezmann ka një klauzolë qesharake në kontratën me Atletico Madridin, disa skuadra tashmë po e vëzhgojnë

Griezmann ka një klauzolë qesharake në kontratën me Atletico Madridin, disa skuadra tashmë po e vëzhgojnë

La Liga
Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

La Liga
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
“Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën

“Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori