LAJMI I FUNDIT:

Nurboja: Vazhdon të rritet numri i bizneseve që kanë pronare gratë

Nurboja: Vazhdon të rritet numri i bizneseve që kanë pronare gratë

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja ka thënë se kreditimi bankar vazhdon të jetë një burim i qëndrueshëm i financimit të sektorit privat në Kosovë, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë.

Me rastin e ceremonisë së lansimit të dy projekteve të reja garantuese për “Gratë në Biznes” dhe “Start-Up”, nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, Nurboja theksoi se këto janë një mundësi e mirë për promovimin e barazisë gjinore.

Ai ka shtuar se në Kosovë deri në vitin 2016, përkundër kontributit të sektorit bankar dhe institucioneve tjera kredidhënëse në zhvillimin ekonomik dhe financimin e ekonomisë, qasja në financa ishte ende e ulët.


“Numri i llogarive të bizneseve me pronare gra në sektorin bankar është 21,247 krahasuar me 104,461 me pronarë burra, apo 17 për qind të gjithsej llogarive, vlera e depozitave të bizneseve me pronare gra është 112 milionë euro apo 7 për qind e gjithsej depozitave të bizneseve nga 1.7 miliard euro. Numri i kredive të bizneseve me pronare gra është 8,185 apo 25 për qind e numrit të kredive të bizneseve, krahasuar me numrin e kredive prej 24,546 apo 74 për qind të bizneseve me pronarë burra. Ndërkohë që vlera e kredive të bizneseve me pronare gra është 643 milionë euro apo 29 për qind të totalit të kredive të bizneseve prej 2.2 miliardë euro”, ka thënë Nurboja.

Po ashtu, ai ka deklaruar se shkalla e ndërmjetësimit financiar në Kosovë duhet të rritet edhe më tej.

“Dritarja e re garantuese për gratë në biznes përveç se është lajm i mirë për bizneset e reja dhe ekonominë e vendit në përgjithësi, është e një rëndësie të veçantë që përveç fuqizimit ekonomik të grave, do të ndikoj edhe në përfshirjen e tyre në ekonominë e vendit dhe në fusha tjera të jetës”, shtoi ai.

Në fund, ai ka deklaruar se BQK-ja do të vazhdoj të mbështesë sektorin financiar në rritjen e mbështetjes ndaj ekonomisë së vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori