LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 85 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane, kapet shqiptari në Itali

Zbulohen 85 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane, kapet shqiptari në Itali

Një 21 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italianë këtë të mërkurë pasi është përpjekur që të marrë një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore të portit të Vado Ligure (Savona).

Mediat italiane shkruajnë se kontejneri mbërriti në bordin e anijes motorike “Maersk Penang”, e ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë banane brenda së cilës ishte fshehur një sasi prej 85 kilogram kokainë.

Ndalimi i tij është bërë në momentin që ai po përpiqej që të merrte drogën nga kontejnjeri. /Telegrafi/