Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për pranimin e aplikimit për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Kurti ka thënë se këto dy vendime që janë marrë, konfirmojnë rrugën tonë evropiane dhe që jemi në rrugën e duhur.
“Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të BE-së. Me shumë punë e angazhim e veçanërisht me vendet hezituese vitin e kaluar arritëm që gjatë presidencës çeke të zhbllokojmë këtë proces. Më 8 prill Parlamenti Evropian kaloi vendimin e liberalizimit të vizave, për të nënshkruar pastaj të nesërmen. Falënderoj zv.ministrat Bislimi e Gërvalla dhe ministrin Sveçla për punën e tyre të palodhshme dhe të suksesshme”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se më në fund qytetarët nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Evropës.
“Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët tanë mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende evropiane përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë e Qipron që nuk janë pjesë e zonës Shengen. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, tha Kurti.
Duke folur për vendimin për pranim të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, Kurti tha se ishte një vendim i rëndësishëm.
“Këtë javë u mor vendim tjetër i rëndësishëm në Strasburg. Të hënën më 24 prill komiteti i ministrave me mbi 2/3 e votave të nevojshme votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Ne besojmë thellësisht që si shtet i ri e demokratik e paqedashës do të japim kontributin e qmueshëm të ardhmen si anëtar me të drejta të plota në Këshill të Evropës”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251