Policia ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Sipas policisë, u zbardhën tre raste të vjedhjes në farmaci (barnatore), të kryera në Tiranë, gjatë muajve të fundit.
Policia ka arritur të identifikoi dhe ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tracing”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja””, njofton policia.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë. 3 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht: – Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”; – Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori””, shton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë