LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Tani e synoj postin e kryeministrit të Kosovës

Haradinaj: Tani e synoj postin e kryeministrit të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta ndihmonte më shumë Kosovën po të ishte kryeministër, se sa si president.

Haradinaj tha se dëshira e tij për të qenë president ka qenë në një etapë të caktuar kur Kosova ndodhej në pozitë të vështirë dhe se do të krijonte ekuilibër në qeverisje.

Ai shton se spekulimet se do të krijojë koalicion me VV-në janë të pavërteta.


“Nuk kemi këso marrëdhëniesh dhe komunikime. E pritshme ishte që të spekulohej. Kam qenë i gatshëm një etapë që të marrë pozitën e presidentit. Këtë e kam iniciuar para se të vijë Vjosa Osmani si presidente. Edhe pse ka qenë kohë shumë e keqe dhe e ndjeshme pasi priteshin procese. Qëllimi im ka qenë që të ndihmohej Kosova. Por edhe të balancohej Kurti që të mos jetë i vetëm, pasi kur nuk ka ekuilibër gabimet janë më të mëdha. Kur dëgjon vetëm veten proceset mund të shkojnë gabim”, tha ai.

“Unë e shoh veten që e ndihmoj Kosovën sot më shumë duke drejtuar qeverinë se sa si president. Po flas për këtë etapë. E vlerësoj se qeverisja e Kurti është e dëmshme dhe humbje për Kosovën. Qeverisja e tij vetëm i bën dëm Kosovës. Nuk është në interes të Kosovës”, shtoi ai./Gazeta 10/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori