LAJMI I FUNDIT:

Limani: Lëvizja Besa do të votojë “kundër” ndryshimeve kushtetuese nëse nuk hiqet 20%

Limani: Lëvizja Besa do të votojë “kundër” ndryshimeve kushtetuese nëse nuk hiqet 20%

Lëvizja Besa do të votojë “kundër” përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nëse nuk zëvendësohet formulimi 20% me gjuhën shqipe. Nënkryetari i Besës, Fatmir Limani për “Programin 200” tha se kjo parti nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë por këmbëngul në pranimin e amendamentit të saj.

“Ne nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë, të cilit do etnitet në kushtetutë, por jemi kundër paraqitjes së shqiptarëve si 20%. Shqiptarët me preambulën e parë të nënshkruar me Marrëveshjen e Ohrit janë popull shtetformues dhe në rast se nuk tërhiqet 20%-shi si definicion brenda për brenda kushtetutës Lëvizja Besa do të votojë “kundër” dhe kjo nuk është kushtëzim”, theksoi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Limani tha se Besa nuk kushtëzon pasi të gjitha partitë janë dakord me heqjen e 20%-it nga Kushtetuta. Sipas tij as kreu i OBRM-PDUKM-së Mickoski nuk është kundër heqjes së 20%-it.


“Ne nuk jemi duke kushtëzuar. Për të kushtëzuar duhet të kesh palë e cila nuk pajtohet. OBRM-PDUKM-ja doli hapur dhe tha nuk është problem të hiqet 20%. Presidenti i shtetit doli me deklaratë se nuk prish punë. Nuk është kushtëzim kjo, është e drejtë legjitime që është garantuar edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ne si Lëvizje Besa kemi dorëzuar një amendament deri te qeveria por pastaj qeveria e deponon në parlament këtë lloj kërkese për ndryshime kushtetuese”, shtoi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Limani tha se Besa nuk do të marrë pjesë në hartimin e amendamenteve në kuadër të grupi të punës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori