LAJMI I FUNDIT:

Kosova dekorohet me medalje presidenciale nga Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve në Turqi

Kosova dekorohet me medalje presidenciale nga Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve në Turqi

Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga Recep Tajip Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën pjesën jugore të Turqisë, Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan.


Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe vullnetarëve tjerë nga Kosova.

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Tërmetet që goditën Turqinë në shkurt të këtij viti lanë të vdekur mbi 50 mijë persona derisa dëmet materiale ishin disa miliardëshe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori