LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të KEK-ut

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të KEK-ut

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka dorëzuar sot kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Tahiri ka theksuar se seancën kanë kërkuar që të mbahet nesër nga ora 11:00.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka deklaruar ai.

Tahiri edhe para disa ditëve ka kërkuar që Nagip Krasniqi të shkarkohet, sipas tij, është e papranueshme që shefi i korporatës më të madhe të jetë në paraburgim.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale. Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia

Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia

Ekonomi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori