LAJMI I FUNDIT:

Mungoi Florin Besimi, anulohet seanca gjyqësore për fjalët përfundimtare për zjarrin në Spitalin Modular

Mungoi Florin Besimi, anulohet seanca gjyqësore për fjalët përfundimtare për zjarrin në Spitalin Modular

Është anuluar seanca e sotme gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Seanca u anulua pasi ish-drejtori i spitalit, Florim Besimi nuk ishte prezent për arsye shëndetësore. Nga gjykata njoftuan se seanca e radhës pritet të mbahet me 10 maj, në ora 10:00.

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Tetovë duhej të jepeshin fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021.

Procedura e dëshmive në procesin gjyqësor ka përfunduar me dëshmitarët e fundit të cilët janë dëgjuar më datën 6 të këtij muaji.

Në seancën e kaluar, pas përfundimit të dëshmive, gjykatësi Jordan Vellkovski i pyeti avokatët, nëse të akuzuarit do të deklarojnë, për të cilën mbrojtësit u përgjigjën se të akuzuarit nuk do të japin deklarata.

Ish-drejtorët, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, ngarkohen për vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik ngarkohet për dy vepra, së pari për “shkaktim të rrezikut publik” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Ata në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjykimi filloi në dhjetor të viti 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Kalo në kategori