Që prej themelimit të aviacionit ushtarak, më 24 prill 1951, sot bëhen 72 vite. Por në këtë ditë shënjuese, aviacioni është lënë në hije e nuk ka rëndësinë e dikurshme.
“Në kohën time kishte flotë ajrorë e përbëhej nga më shumë se 250 pilotë, sot janë a nuk janë 20 apo 30. Aviacioni është mbyllur, në Kuçovë, Rinas apo Berat”, tha Koço Biku- pilot.
“Keq më vjen, plasja më vjen se kemi dhënë shpirt e gjak për aviacionin. E prekem kur shoh që hapësirën tonë ajrore e ruajnë pilotët grek apo italianë, kur kujtoj sa të zotë kemi qenë. Duhet investuar më shumë”, Petrit Bebeqi- pilot.
Koço Biku dhe Petrit Bebeqi kanë qenë çifti i parë organik në avionët supersonik mik-21, e që atë atëherë kanë mbetur shok të pandarë.
Gjatë punës së tyre si pilotë, nuk ishin të pakta rastet kur përballeshin me situata të panjohura e të dyshimta, që tashmë në pension i kujtojnë të përmalluar me buzën në gaz, sepse të gjitha sprovat i kanë kaluar me sukses duke e mbyllur karrierën me sukses.
“Momenti kur jam gjetur ngushtë ka qenë kur gjeta avionin jugosllav me bomba në hapësirën tonë ajrore. U tremba, por rezultoi që ishte gabimisht si pilot i ri kishte ngatërruar rrugën”, tha Koço Biku- pilot.
“Në fluturimin e tretë mua më nisën në Kinë bashkë me Kocon, me avionin më të shpejtë të Shqipërisë. Edhe kinezët nuk kishin besim te unë për shkak të orëve të pakta që kisha, e s’donin të më linin të kryeja misionin. Por pilotët e parë thanë o të gjithë o asnjë dhe ata pranuan sepse ndryshe prisheshin marrëdhëniet!”, u shpreh Petrit Bebeqi- pilot./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje